Analizë, BALLKANI

Analistët: Vrasja e Ivanoviçit pretekst i panevojshëm për ndërprerjen e dialogut

"Është vështirë të spekulohet se në interes të kujt ka shkuar vrasja, por jam i sigurtë se në dëm të kujt ka shkuar. Nuk ishte në interesin e qytetarit të rëndomtë i cili dëshiron një mendim ndryshe dhe pluralizëm politik”, thotë analisti Maksimoviç

Zülfiya Yakup  | 18.01.2018 - Përdıtësım : 18.01.2018
Analistët: Vrasja e Ivanoviçit pretekst i panevojshëm për ndërprerjen e dialogut

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Vrasja e Oliver Ivanoviçit nuk guxon të shërbejë si pretekst për ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Briuksel, është vlerësimi i analistëve kosovarë, pas njoftimit për ndërprerjen e dialogut.

Oliver Ivanoviç ishte një lider opozitar serb në Kosovë, prandaj vrasja e tij ka një dimension dhe peshë të veçantë, është vlerësimi i Nenad Maksimoviçit nga OJQ-ja “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” nga Graçanica.

Në deklaratën e tij për Anadolu Agency (AA), ai thotë se vrasja e Ivanoviçit nuk ishte vrasje e vëtëm një njeriu, sepse krahas tij është vrarë edhe ideja e të menduarit ndryshe, një të mënduari ndryshe politikisht.

“Është vështirë të spekulohet se në interes të kujt ka shkuar vrasja, por jam i sigurtë se në dëm të kujt ka shkuar. Nuk ishte në interesin e qytetarit të rëndomtë i cili dëshiron një mendim ndryshe dhe pluralizëm politik”, thotë Maksimoviç.

Ai shton se vrasja ka shkuar në favor të atyre që dëshirojnë destabilizim politik në kohën kur po mbahet dialogu për çështjen e Kosovës dhe në kohën kur priten aktpaditë e para të Gjykatës Speciale.

Për politologun nga Prishtina, Belul Beqaj, vrasja nuk ka qenë ndojë befasi e madhe marrë parasysh gjendjen e krijuar në Veri të Kosovës në 18 vitet e kaluara.

“Mendoj se kjo ka qenë e përgatitur për një kohë më të gjatë dhe në mënyrë sistematike sepse deshëm apo jo, të pranojmë, bëhet fjalë për një personalitet i cili kishte një ndikim dhe gëzonte autoritet në atë rreth. Nga ana tjetër, pikërisht ky autoritet ishte në kundërshtim me politikën e Beogradit zyrtar, kështu që mund të gjejmë një lidhje me atentatin”, thotë Beqaj.

Ai është i mendimit se ndërprerja e dialogut nga shkaku i kësaj vrasjeje, është një vlerësim i gabuar i Beogradit.

"Beogradi zyrtar disi e privatizoi çështjen e Oliver Ivanoviçit, megjithëse ishin drejtuesit më të zëshëm kundër politikës Ivanoviçit, duke patur parasysh se ai ishte kandidat për president të Komunës së Mitrovicës Veriore për çka Beogradi ushtroi një presion të madh jo vetëm mbi të por edhe mbi partinë e tij, kështu që katër kandidatët partiak për ulëset në komunë u tërhoqën nga gara zgjedhore", kujton Beqaj.

Gjithashtu edhe Maksimoviç është i mendimit se vrasja e Oliver Ivanoviçit nuk guxon të shërbejë si pretekst për ndërprerjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi siç thotë, vendimi i Beogradit është një politikë ditore, pasi vrasja nuk ka të bëjë me dialogun.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın