BALLKANI

Maqedonia dhe Turqia, potencial i madh për bashkëpunim turistik

Arkan Kerim tha se zgjerimi i tregut turistik, rritja e bashkëpunimit turistik mes Turqisë dhe Maqedonisë, përforcimi i partneriteteve ekzistuese dhe krijimi i të rejave është qëllimi i ngjarjes promovuese

Admir Fazlagikj  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Maqedonia dhe Turqia, potencial i madh për bashkëpunim turistik Admir Fazlagikj/AA

Shkup

SHKUP (АА) – Oda Hotelierike Turistike në Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Asociacioni i Agjencive Turistike dhe tur-operatorëve nga Stambolli (TURSAB) nga Turqia mbajtën konferencë për media në të cilën u diskutua për rritjen e bashkëpunimit turistik mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkan Kerim, kryetar i Odës Hotelierike Turistike (OTE) në Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) deklaroi se zgjerimi i tregut turistik, rritja e bashkëpunimit turistik mes Turqisë dhe Maqedonisë, përforcimi i partneriteteve ekzistuese dhe krijimi i të rejave është qëllimi i ngjarjes së sotme promovuese.

Kompanitë që punojnë në sferën e turizmit dhe hotelierisë nga Maqedonia dhe Turqia sot kishin mundësinë për rrjetizimin, takime për njohje të ndërsjella dhe pjesëmarrje në punëtorinë për rritje të bashkëpunimit në sektorin e turizmit.

“Në vigjilje të sezonit 2018/2019, TURSAB në bashkëpunim me Turkish Airlines dhe kompanitë anëtare të OTE-së do të mundësojnë pako speciale me kushte deri tani më të përshtatshme për turistët e Maqedonisë në drejtim të rritjes së ofertës turistike dhe atraktivitetit. Vazhdimi dhe rritja e suksesit të shkëmbimit turistik mes Maqedonisë dhe Turqisë si dhe ngritja në nivel më të lartë nga niveli i tanishëm është qëllimi ynë i përbashkët”, tha Arkan.

Ai informoi se turistët e Maqedonisë që e vizitojnë Turqinë, në të shumtën e rasteve vizitojnë destinacionet detare, veçmas ato që ofrojnë pushim të shkëlqyer dhe argëtim, sidomos Antalya, Kemer, Beleg, Side, Allanya, më pas Marmaris, Bodrum, Fetie, Kushadasi dhe Çesme. Megjithatë, Arkan theksoi se destinacioni më i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë është Stambolli, që është ura mes Evropës dhe Azisë.

Siç informoi, sipas të dhënave zyrtare statistikore qytetarët e Republikës së Turqisë janë turistët më të numërt në Republikën e Maqedonisë.

“Në vitin 2016 qëndruan 146 mijë shtetas të Maqedonisë në Turqi, ndërsa nga Turqia në Maqedoni 106 mijë turistë. Në 9 muajt e parë të vitit 2017, nga Maqedonia në Turqi qëndruan 132 mijë turistë, ndërsa nga Turqia në Maqedoni 112 mijë turistë”, tha Kerim.

Promovim turistik i Maqedonisë dhe Turqisë

Ela Atakan, përfaqësuese e Asociacionit të Agjencive Turistike Turke (TURSAB) tha se ideja e ngjarjes së sotme është që të promovohen destinacionet turistike në mbarë Turqinë, por edhe destinacionet turistike nga Maqedonia.

“Sigurisht, turizmi është rrugë dykahëshe, sipas kësaj TURSAB jo vetëm që promovon vendin e saj Turqinë dhe destinacionet e saj jashtë vendit, por TURSAB merret me promovimin edhe të destinacioneve tjera si përshembull Maqedonisë”, tha Atakan.

Ajo u përqendrua edhe në destinacionet e shumta turistike në Turqi dhe tha se ky vend ofron zgjedhje të pasur për turistët.

“Turqia është vend i madh, vend i lloj-llojshëm, në të cilën secili mund të gjejë atë që më së shumti dëshiron ta bëjë, turizëm në ujë, që është shumë i popullarizuar, më pas për kongrese, takime, shoping, turizëm fetar, turizëm shëndetësor, termal, golf dhe të tjera”, shtoi Atakan.

Pinar Ajvaz Arikan, drejtor i përgjithshëm i aviotransportuesit kombëtar për Turqinë, Turkish Airlines në Shkup, që ka përfaqësi në Maqedoni nga viti 1998, u shpreh e hapur për bashkëpunim, rritjen e intensifikuar të pasagjerëve, realizimin e qëllimeve të vendosura të aviokompanisë.

Ajo tha se aviokompania shërben si urë mes dy vendeve dhe dy popujve.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın