BALLKANI

Merkel-Zaev: Gjermania, partner i fuqishëm i Maqedonisë

Kancelarja Merekel tha se Gjemania mbetet partaner i fuqishëm i Maqedonisë dhe se bashkëpunimi i ndërsjellë do të intensifikohet edhe më tej

Admir Fazlagikj  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Merkel-Zaev: Gjermania, partner i fuqishëm i Maqedonisë Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Shkup

SHKUP (АА) - Kryeminstri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani, u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën, pas takimit mbajti një konferencë të përbashkët për media, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kryeministri Zaev, në fjalimin e tij para mediave, shprehu kënaqësinë e tij për takimin dhe uroi për marrëveshjen paraprake të koalicionit qeveritar në Republikën Federale të Gjermanisë.

"Një Gjermani e fortë dhe e qëndrueshme politikisht është në interes të Evropës dhe Ballkanit", tha kryeministri Zaev.

"Këtë vit shënojmë 25 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Nuk ka konfirmim më të mirë të bashkëpunimit të frytshëm midis Maqedonisë dhe Gjermanisë nga faktet. Republika Federale e Gjermanisë është partneri tregtar numër 1 për vendin tonë. Vlera e tregtisë ka arritur rreth 3.6 miliardë euro dhe rritet çdo vit", theksoi Zaev.

Zaev njoftoi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patent shoferëve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në fjalën e tij, Zaev iu referua edhe përpjekjeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO si dhe për zgjedhjen e mosmarrëveshjes të emrit me Greqinë.

"Sigurisht, na mbetet si detyrë shtëpie: Të vazhdojmë intensivisht me reformat si dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura me Greqinë, problemin të cilin ky vend e ka me emrin tonë kushtetues. Këto janë çështje delikate dhe të vështira, por ne jemi të vendosur për të ofruar zgjidhje në të cilat përfshihet opozita dhe presidenti i shtetit dhe ne do të kërkojmë miratimin edhe të qytetarëve tanë", tha Zaev.

Qeveria njoftoi se kancelarja gjermane Merkel ka theksuar se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm i Maqedonisë dhe se bashkëpunimi do të intensifikohet edhe më tej duke patur parasysh axhendën e reformave të qeverisë aktuale.

Merkel në fjalimin e saj vlerësoi se Maqedonia tani ka një qeveri të qëndrueshme e cila zbaton politikat e reformave në interes të qytetarëve të vendit dhe se kjo është e nevojshme për perspektivat e Maqedonisë për në BE dhe NATO.

Ajo tha se Gjermania e ka mbështetur gjithmonë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se konflikte në rajon kishte mjaft dhe ne tani duhet të punojnë për një realitet të ri.

Merkel tha se ishte e lumtur që qeveria aktuale ka filluar përsëri aktivizimin e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, duke theksuar se Gjermania dëshiron që ky problem të zgjidhet dhe se është e gatshme të inkurajojë partnerët që të bëjnë hapa të nevojshme drejt gjetjes së zgjidhjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın