Bota

“Komuniteti ndërkombëtar i ka treguar regjimit sirian se bota po i ndjek”

"Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të hapur i ka treguar regjimit të al-Assadit dhe mbështetësve të tyre se bota po i ndjek ata”, tha Burt

İnci Gündağ  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
“Komuniteti ndërkombëtar i ka treguar regjimit sirian se bota po i ndjek” Foto: AA/Arhiv

Londër

LONDËR (AA) – Lidhur me zhvillimet në Gutën Lindore, Britania e Madhe i ka bërë thirrje regjimit të Bashar al-Assadit në Siri dhe përkrahësve të tij t’i japin fund fushatës së dhunës, t’i mbrojnë civilët dhe të lejojnë hyrjen e ndihmae humanitare në mënyrë sa më të shpejtë dhe të papenguar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri britanik për zhvillimet ndërkombëtare dhe Lindjen e Mesme, Alistair Burt, duke folur lidhur me krizën në Gutën e Lindore dhe për rrethimin e pamëshirshëm të regjimit sirian, tha se populli i rajonit po përjeton një dhimbje pa precedent.

Burt vuri në dukje se sulmet ajrore, artilerike dhe me raketa të forcave mbështetëse të regjimit janë në njërin prej niveleve më intensive të viteve të fundit në rajonin e rrethimit, si dhe theskoi se kjo gjendje po shkakton vdekjen e një numri të madh të civilëve.

“Më shumë se 700 persona kanë nevojë për evakuim mjekësor, por regjimi po e refuzon këtë. Ne i bëjmë thirrje regjimit dhe përkrahsëve të tij që t’i japin fund fushatës së dhunës, t’i mbrojnë civilët dhe të lejojnë hyrjen e shpejtë dhe të papenguar të ndihmave humanitare. Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të hapur i ka treguar regjimit të al-Assadit dhe mbështetësve të tyre se bota po i ndjek ata”, tha Burt.

Rajoni i Gutës Lindore, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 104 metër katrorë dhe përfshin disa qyteza dhe qarqe në lindje të Damaskut, po bëhet skenë e katastrofës më të madhe të luftës së brendshme.

Përveç sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit, rajoni po goditet edhe “me armën e lënies në uri”. Viktimizimin më të madh në rajon po e përjetojnë foshnjat dhe fëmijët.

Në raste të shumta të regjistruara nga AA, foshnjet dhe fëmijët po arrijnë në gjendje ku po i “varen edhe eshtrat e tyre për shkak të urisë”. Në synimet e tyre po shihet se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveç pritjes së vdekjes në heshtje.

Në tre muajt e fundit në rajon kanë humbur jetën më shumë se 700 civilë, kurse në 3 ditët e fundit më shumë se 200 civil.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.