Bota

Mbretëresha e Britanisë feston 70 vjetorin e martesës

Mbretëresha me sundimin më të gjatë në botë, Elizabeta II, dhe bashkëshorti i saj Princi Filip, të hënën festojnë përvjetorin e 70-të të martesës

Ahmet Gürhan Kartal  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Mbretëresha e Britanisë feston 70 vjetorin e martesës

Londër

LONDËR (AA) - Mbretëresha me sundimin më të gjatë në botë, Elizabeta II, dhe bashkëshorti i saj Princi Filip, të hënën festojnë përvjetorin e 70-të të martesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Këmbanat e Abbey Westminster, ku çifti mbretëror u martua më 20 nëntor të vitit 1947, do të bien për tre orë për ta shënuar përvjetorin.

Mbretëresha Elizabeta u bë kreu i Britanisë në vitin 1952, kur kishte vetëm 25 vjeç. Ajo trashëgoi të atin e saj, Mbretin Xhorxh VI, pas vdekjes së tij më 6 shkurt të atij viti.

Tri portrete të reja të çiftit mbretëror nga fotografi Matt Holyoak, në të cilat ajo mban një karficë të artë, dhuratë e vitit 1966 nga Princi Filip, janë ndarë me publikun.

Monarkja 91-vjeçare është bërë mbretëresha e parë britanike që ka arritur një jubile safir të sundimit pas 65 vjetësh në fron.

Ajo u bë monarkja me sundimin më të gjatë në Britani në vitin 2015 në moshën 89 vjeçare, ndërsa gjatë sundimit të saj janë ndërruar 14 kryeministra që vijnë dhe shkojnë, përfshirë Winston Churchill dhe Margaret Thatcher.

Josef Stalin ishte udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe Harry Truman ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kur Elizabeta II u ngjit në fronin britanik.

Çifti do të festojë përvjetorin e tyre të platinit në një darkë private në Windsor Castle.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın