Bota

SHBA, vdes në burg Charles Manson, udhëheqësi famëkeq i kultit

Manson ka vdekur në burgun Kern të Kalifornisë ku edhe vuante dënimin e përjetshëm me burg për vrasjet e kryera nga kulti i tij në vitin 1969

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
SHBA, vdes në burg Charles Manson, udhëheqësi famëkeq i kultit

Los Angeles

LOS ANGELES (AA) - Në një burg të Kalifornisë në SHBA në moshën 83 vjeçare ka vdekur Charles Manson, udhëheqësi i kultit famëkeq që kreu vrasjet masive në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Administrata e burgjeve në shtetin amerikan të Kalifornisë konfirmoi se Manson ka vdekur në burgun Kern ku po vuante dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen masive që ai organizoi në Los Angeles në vitin 1969.

Gjatë rinisë së tij, Manson shpesh ishte në burg, kurse në një mjedis kriminal ai formoi një kult hipi të quajtur "Familja Manson" në vitin 1960.

Pikërisht këta pasues të kultit Manson, me urdhërin e tij ekzekutuan vrasjet masive në Los Angeles, duke vrarë shtatë burra.

Ndër të vrarët ishte edhe aktorja e Hollywood-it, Sharon Tate, gruaja e regjisorit Roman Polanski, e cila në atë kohë ishte në një fazë të lartë të shtatzënisë.

Manson dhe tre autorë të kësaj vepre të shëmtuar u dënuan me vdekje në vitin 1971. Një vit më vonë dënimi i tyre u kthye në burgim të përjetshëm, pasi që dënimi me vdekje ishte hequr në Kaliforni.

Krimet e tij të shumta janë bërë temë për xhirimin e filmave të krimit në SHBA.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın