Bota

Tiranë, inaugurohet kopshti për fëmijë i rikonstruktuar nga TIKA

Ndërhyrja në godinën e kopshtit është bërë për riparimin e çatisë, instalimin e nyjeve të reja sanitare si dhe rikonstruksionin e mjediseve me lagështi

Saimir Alija  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Tiranë, inaugurohet kopshti për fëmijë i rikonstruktuar nga TIKA Olsi Shehu/AA

Tiranë

TIRANË (AA) – Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) inauguruan kopshtin për fëmijë “Topolino” në Tiranë, godina e së cilës është rikonstruktuar nga TIKA, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërhyrja në godinën e kopshtit është bërë për riparimin e çatisë, instalimin e nyjeve të reja sanitare si dhe rikonstruksionin e mjediseve me lagështi. Përveç rikonstruksionit të godinës, TIKA ka dhuruar edhe mobilie, si tavolina, karrige, rafte dhe gjësende të tjera që do të shërbejnë për këtë institucion parashkollor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e inaugurimit falënderoi institucionin turk për kontributin e dhënë në rikonstruksionin e kopshtit “Topolino”.

“Financimet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e kopshteve dhe të çerdheve do të vijojnë edhe për vitin e ardhshëm. Falë dashamirësisë së donatorëve, tashmë kemi sistemuar kopshte e çerdhe brenda Tiranës urbane. Na duhet që të ofrojmë këto shërbime edhe në Tiranën periferike, që të mos kemi dyndje. Siç po bëjmë me shkollat, ku po ndërtojmë shkolla të reja në këto zona, ashtu do vijojmë edhe me kopshtet e çerdhet”, deklaroi Veliaj.

Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, theksoi se bashkëpunimi i suksesshëm i nisur me Bashkinë e Tiranës do të fuqizohet edhe më tepër në të ardhmen.

“Ne si Republikë e Turqisë, me anë të TIKA-s, mundohemi që të japim kontributin tonë në fusha të ndryshme dhe një nga këto është edhe fusha e arsimit. Është një rezultat që na bën shumë krenar. Bashkëpunimi ynë me të gjitha bashkitë, sidomos me Bashkinë e Tiranës, do të vazhdojë gjithmonë dhe jemi të hapur që këto marrëdhënie t’i fuqizojmë edhe më tepër. Fakti që fëmijët do zhvillojnë arsimin në kushte kaq të mira do të rehatojë edhe vetë familjet e tyre”, tha Bayraktar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, si dhe përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Tiranë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın