Turqia

Terroristët e PKK/PYD sulmojnë pozicionet e ushtrisë turke në Idlib

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke iu kundërpërgjigjen sulmit

Burak Karacaoğlu, Eşref Musa  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Terroristët e PKK/PYD sulmojnë pozicionet e ushtrisë turke në Idlib

Idlib

IDLIB (AA) – Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK/PYD në Afrin, në kufirin turko-sirian me predha minahedhëse kanë sulmuar pozicionet e misionit turk në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA në Idlib, militantët në Afrin, i cili i përket prefekturës së Halepit, kanë lançuar pesë predha në afërsi të pikës së vëzhgimit të ushtrisë turke në relacionin Idlib-Afrin.

Një predhë ra rreth 100 metra nga pozicioni i ushtrisë turke, ndërsa të tjerat ranë në një zonë të pabanuar.

Nuk pati të vrarë dhe as të plagosur, kurse ushtria turke iu kundërpërgjigj sulmit të organizatës terroriste.

Në kuadër të marrëveshjes të arritur në Astana në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, forcat Turke më 12 tetor filluan transportin ushtarak. 

Turqia ka paraparë të formojë 12 pika të vëzhgimit në Idlib. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın