Bota, Kulturë

Egjipt, ekspozohet thesari i arit i faraonit Tutankhamun

Ekspozita e quajtur “Thesari i cili nuk është parë më parë i Tutankhamun-it, përbëhet nga armët, mburojat, rrotat që përdoreshin në luftë dhe gjëra të tjera personale nga Tutankhamuni

Aydoğan Kalabalık  | 16.11.2017 - Përdıtësım : 17.11.2017
Egjipt, ekspozohet thesari i arit i faraonit Tutankhamun Fotoreporter: Mostafa El Shemy / AA

Kajro

KAJRO (AA) – Në kuadër të aktiviteteve të 115 vjetorit të hapjes së Muzeut të Egjiptit, i cili ndodhet në sheshin Tahrir, në Kajro për herë të parë është ekspozuar koleksioni i arit i faraonit Tutankhamun, i cili sundoi në Egjipt gjatë viteve 1334-1325 para erës sonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë ministri i Antikiteteve Historike të Egjiptit, Halid el-Anani, zyrtarë egjiptianë, turistë dhe disa diplomatë të huaj.

Anani në një deklaratë për mediat tha se artikujt në koleksion janë bashkuar pas një angazhimi të madh të ekspertëve egjiptianë dhe gjermanë, i cili filloi në vitin 2014 dhe zgjati tre vite.

Ai bëri të ditur se koleksioni u zbulua në vitin 1922. Anani tha se thesari i gjetur përbëhet nga 1.000 pjesë të vogla të arit. Ministri egjiptian tha se me bashkimin e këtyre pjesëve nga ekspertët, janë formuar 85 objekte të ndryshme dhe se 55 prej tyre kanë filluar të ekspozohen në muze.

Ekspozita e quajtur “Thesari i cili nuk është parë më parë i Tutankhamun"-it, e cila përbëhet nga armët, mburojat, rrotat të cilat përdoreshin në luftë dhe gjëra të tjera personale të përdorur nga Tutankhamuni, do të jetë e hapur për 45 ditë.

Muzeu i Egjiptit ishte hapur në vitin 1902, në periudhën e Hidiv II Abbas Hilmi. Veprat në këtë muze do të transferohen në Muezun e Madh, i cili po ndërtohet në afërsi të Piramidës së Gizës dhe pritet të hapet në vitin 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın