Kulturë

Nominimet për Oscar, "The Shape of Water" i nominuar në 13 kategori

Çmimi prestigjioz ndahet në 24 kategori ndërsa këtë vit më së shumti nominime ka marrë filmi "The Shape of Water"

Alma Çekovic  | 23.01.2018 - Përdıtësım : 24.01.2018
Nominimet për Oscar, "The Shape of Water" i nominuar në 13 kategori

Los Angeles

LOS ANGELES (AA) – Akademia Amerikane e Shkencave të Filmit dhe Artit ka publikuar nominimet për edicionin e 90-të të ndarjes së çmimeve Oscar, që do të mbahet më 4 mars në Los Angeles të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi prestigjioz ndahet në 24 kategori ndërsa këtë vit më së shumti nominime ka marrë filmi "The Shape of Water".

Në kategorinë e filmit më të mirë janë nominuar: "Call Me By Your Name", "Darkest Hour", "Dunkirk", "Get Out!", "Lady Bird", "Phantom Thread", "The Post", "The Shape of Water", "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri".

Në kategorinë aktorja më e mirë në rol kryesor, janë nominuar: Sally Hawkins ("The Shape of Water") Frances McDormand ("Three Billboards Outside Ebbing, Missouri") Margot Robbie ("I, Tonya"), Saoirse Ronan ("Lady Bird"), Meryl Streep ("The Post").

Në kategorinë aktori më i mirë në rol kryesor, janë nominuar: Timothee Chalamet ("Call Me by Your Name"), Daniel Day-Lewis ("Phantom Thread"), Daniel Kaluuya ("Get Out"), Gary Oldman ("Darkest Hour"), Denzel Washington ("Roman J. Israel, Esq").

Në kategorinë aktorja më e mirë në rol mbështetës, në garë për Oscarin janë: Mary J. Blige ("Mudbound)", Allison Janney ("I, Tonya"), Lesley Manville ("Phantom Thread"), Laurie Metcalf ("Lady Bird") i Octavia Spencer ("The Shape of Water").

Në kategorinë aktori më i mirë në rol mbështetës, në garë për Oscarin do të luftojnë: Willem Dafoe ("The Florida Project"), Woody Harrleson ("Three Billboard outside Ebbing, Missouri"), Richard Jenkins ("The Shape of Water"), Christopher Plummer ("All the Money in the World") i Sam Rockëell ("Three Billboard outside Ebbing, Missouri").

Në kategorinë për regjinë më të mirë janë nominuar: Christopher Nolan ("Dunkirk"), Jordan Peele ("Get Out!"), Greta Gerwig ("Lady Bird"), Paul Thomas Anderson ("Phantom Thread") i Guillermo del Toro ("The Shape of Water").

Për skenarin më të mirë origjinal, garojnë filmat: "The Big Sick", "Get Out", "Lady Bird", "The Shape of Water", "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri".

Në kategorinë filmi më i mirë i huaj janë nominuar: "A Fantastic Woman" (Kili), "The Insult" (Liban), "Loveless" (Rusi), "On Body and Soul" (Hungari), "The Square" (Suedi).

Për filmin më të mirë të animuar garojnë: "Boss Baby", "The Breadwinner", "Coco", "Ferdinand", "Loving Vincent".

Jubileu 90 vjeçar i ndarjes së Oscar-it do të mbahet në teatrin Dolby në Los Angeles dhe i njëjti do të drejtohet nga komediani Jimmy Kimmel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın