Politikë

Jep dorëheqjen kryeministri i Libanit

Hariri u emëruar për kryeministër në vitin 2016 dhe kryesoi kabinetin 30 anëtarësh të unitetit kombëtar në të cilin ishin edhe përfaqësues të grupit shiit Hezbollah

AP  | 04.11.2017 - Përdıtësım : 05.11.2017
Jep dorëheqjen kryeministri i Libanit

Bejrut

BEJRUT (AA) – Kryeministri libanez, Saad Hariri, papritmas njoftoi dorëheqjen e tij pas kthimit nga Arabia Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin televiziv ai akuzoi Iranin dhe grupin libanez Hezbullah për përzierje në punët e vendeve arabe dhe shtoi: “Armët iraniane në këtë rajon do të ndërpriten."

Hariri u emëruar për kryeministër në vitin 2016 dhe kryesoi kabinetin 30 anëtarësh të unitetit kombëtar në të cilin ishin edhe përfaqësues të grupit shiit Hezbollah.

Qeveria në masë të madhe arriti të mbrojë vendin nga efektet e luftës shumëvjeçare civile në Sirinë fqinjë.

Pritet që dorëheqja e sotme e Haririt në masë të konsiderueshme të rris tensionet në këtë vend.

Gjatë fjalimit Hariri tha se frikohet për jetën e tij dhe se atmosfera në vend është e ngjashme kur babai i tij dhe ish-kryeministër Rafic Hariri u vra në vitin 2005.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın