Politikë

Martin Schulz hoqi dorë nga ambiciet për postet ministrore

Në deklaratën me shkrim, Schulz theksoi se votimi brenda partisë për marrëveshjen me konservatorët u rrezikua nga një diskutim për të ardhmen e saj

Ekip  | 09.02.2018 - Përdıtësım : 10.02.2018
Martin Schulz hoqi dorë nga ambiciet për postet ministrore Foto: Cüneyt Karadağ / AA

Berlin

BERLIN (AA) – Kryetari i Partisë Socialdemokratike (SDP), Martin Schulz, tha se ka hequr dorë për t’u bërë ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Gjermanisë për shkak të turbulencave në partinë e tij, pasi u lidh marrëveshje për koalicionin me konservatorët e kancelares Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim, Schulz theksoi se votimi brenda partisë për marrëveshjen me konservatorët u rrezikua nga një diskutim për të ardhmen e saj.

“Deklaroj se nuk do të hyjë në Qeveri dhe sinqerisht shpresoj se kjo do t’i japë fund debateve brenda Partisë Socialdemokratike”, theksoi Schulz.

Funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme momentalisht e ushtron Sigmar Gabriel, i cili para një viti kreun në Partinë Socialdemokratike ia lëshoi Schulz-it, dhe që atëherë u bë një nga politikanët më të popullarizuar në Gjermani.

Partia Socialdemokratike marrëveshjen e koalicionit të cilin e arriti të mërkurën do ta dorëzojë për votim në tërë anëtarësinë e partisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın