Sport

LOD 2018, skiatorja italiane Sofja Goggia medalje ari në lëshim

Në shtegun e qendrës dimërore Jeongseon, italianja u lëshua për 1.39.22 minuta që mjaftonte për medaljen e parë olimpike të arit në karrierë

Serhat Bağbars  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
LOD 2018, skiatorja italiane Sofja Goggia medalje ari në lëshim

Pyeongchang

PYEONGCHANG (AA) – Skiatorja italiane Sofja Goggia fitoi medaljen e artë në disiplinën më të shpejtë të skijimit alpinist atë të lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut, raporton Agjencia Anadolu (AA). 

Në shtegun e qendrës dimërore Jeongseon, italianja u lëshua për 1.39.22 minuta që mjaftonte për medaljen e parë olimpike të arit në karrierë.

Vendin e dytë e fitoi norvegjezja Ragnhild Moëinckel, e cila për dallim nga Goggia për nëntë të qindtat e sekondave ishte prapa.

Amerikanja Lindsey Vonn fitoi vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.

Tetë skiatorë nuk arritën të përfundojnë garën dhe të realizojnë plasimin. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın