Sport

Messi kërkon golin e parë kundër Chelsea-t

Argjentinasi deri më sot ka luajtur tetë herë kundër Chelsea-t, por ajo që vlen të theksohet është se akoma nuk ka arritur të shënojë gol

Elvir Hociç  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Messi kërkon golin e parë kundër Chelsea-t

Shkup

SHKUP (AA) – Sot dhe nesër në orar janë katër ndeshjet e fundit të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve në futboll ndërsa derbi padyshim luhet në Londër, mes rivalëve të vjetër Chelsea dhe Barcelona, raporton Anadolu Agency (AA).

"Të kaltërtit" e Londrës sonte në stadiumin "Stamford Bridge" presin klubin katalonjas, ku spikat futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi. Argjentinasi deri më sot ka luajtur tetë herë kundër Chelsea-t, por ajo që vlen të theksohet është se akoma nuk ka arritur të shënojë gol.

Ndeshja fillon në terminin e zakontë, në ora 20:45 ndërsa drejtësinë do ta ndajë referi turk Cuneyt Cakir.

Paralelisht me këtë përballje, në Mynih do të luhet një tjetër ndeshje interesante, në të cilën Bayerni pret Beşiktaş-in nga Stambolli.

Beşiktaş-i është ekipi i parë turk që ka arritur të përfundojë fazën grupore duke qenë lider i tabelës ndërsa testi i tyre më i vështirë këtë sezon, është pikërisht ndeshja e sontme kundër Bayernit.

Nësër në orar janë përballjet Shakhtar Donetsk - Roma dhe Sevilla - Manchester United.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın