Sport

Shqipëria fiton ndeshjen miqësore ndaj Turqisë

Ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë, ka përfunduar me rezultatin 2:3

Ekip  | 13.11.2017 - Përdıtësım : 14.11.2017
Shqipëria fiton ndeshjen miqësore ndaj Turqisë Foto: Orhan Çiçek / AA

Antalia

ANTALIA (AA) - Shqipëria ka fituar ndeshjen miqësore kundër Turqisë, me rezultatin 2:3, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë, Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll e kaloi në avantazh që në pjesën e parë Sadiku, me golin në minutën e 24.

Sadiku shënoi përsëri në rrjetën e skuadrës turke edhe në minutën e 39, ndërsa pjesa e dytë ka filluar me golin e shënuar nga ekipi i Turqisë, në minutën e 47 nga Ünder.

Eros Grezda ka thelluar avantazhin për Shqipërinë, me golin e tij në minutën e 55 të ndeshjes. Ndërkohë në minutën e 60 goli i dytë dhe i fundit për Turqinë u shënua nga Akbaba.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eliminatoret për Kampionatin Botëror.

Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın