Turqia

Turqi, Ismail Kahraman rizgjedhet kryetar i Kuvendit

Deputeti i Stambollit Kahraman në raundin e tretë të votimit mori 289 vota nga gjithsej 509 deputetë sa votuan

Coşkun Ergül, Meltem Öztürk  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Turqi, Ismail Kahraman rizgjedhet kryetar i Kuvendit

Ankara

ANKARA (AA) – Deputeti nga radhët e Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit, Ismail Kahraman me shumicë votash u rizgjodh si kryetar i Kuvendit të Turqisë, apo Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputeti i Stambollit Kahraman në raundin e tretë të votimit mori 289 vota nga gjithsej 509 deputetë sa votuan dhe me këtë u rizgjodh në krye të institucionit më të rëndësishëm ligjvënës të Turqisë.

Kandidati i Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP) Zekeriya Temizel mori 124 vota.

Kandidati i Partisë Demokratike Kombëtare (HDP) Selam Irmak mori 37 vota, kurse një votë më pak mori kandidati i Partisë të Lëvizjes Kombëtare (MHP) Celal Adan.

Kandidati i partisë së sapoformuar IYI Yusuf Halacoglu mori 7 vota, kurse 16 vota u shpallën të pavlefshme. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın