Gamze Türkoğlu Oğuz
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Së paku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë janë plagosur gjatë fatkeqësisë që ndodhi në një termocentral në veri të Indisë, ra
porton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se në termocentralin në Uttar Pradesh shpërtheu gypi për ujë të ngrohtë dhe se, sipas të dhënave paraprake, kanë humbur jetën tetë persona.Në mesin e të plagosurve ka edhe prej atyre që kanë marrë lëndime të rënda trupore, prandaj numri i të vdekurve mund të rritet.