BALLKANI

Kosovë, MCC lanson programin 49 milionë dollarësh

"Kjo marrëveshje sjell sot 49 milionë dollarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës në sektorin e energjisë por edhe në sektorin e drejtësisë", tha kryeministri Haradinaj

Figen Shaban  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Kosovë, MCC lanson programin 49 milionë dollarësh Erkin Keçi/AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Sot në konferencën për media në Prishtinë, Agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mileniumit (MCC) lansoi programin 49 milionë dollarësh për ndihmë në zhvillimin e fushës së energjisë dhe qeverisjes transparente në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë ishin të drejta dhe demokratike dhe si të tilla përbëjnë një shtyllë të shtetësisë dhe integrimit në familjen euroatlantike. Ai tha se sot është konfirmuar një periudhë e re në marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-ve.

Ai kujtoi kontributin e madh të Kongresit dhe miqve të tjerë në Kongresin e SHBA-ve dhe në Senat për lirinë dhe pavarësinë që sot ka Kosova. Haradinaj tha se falë kongresmenit Engel Kosova nënshkroi një marrëveshje me Korporatën Sfidat e Mileniumit (MCC).

"Kjo marrëveshje sjell sot 49 milionë dollarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës në sektorin e energjisë por edhe në sektorin e drejtësisë. Unë kam udhëzuar ministritë përkatëse, agjencitë dhe institucionet e tjera që të bashkëpunojnë plotësisht në implementimin e kësaj marrëveshjeje", tha Haradinaj.

Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel tha se nevojitet një diskutim i plotë që të ecet përpara dhe të jetë në favor që edhe Kosova dhe Serbia të hyjnë në Bashkimin Evropian (BE). Ai tha se dialogu ka rëndësi të madhe për të treguar përparim dhe që ky rajon nuk është rajon i telasheve dhe i luftimeve. Ai tha se SHBA-ja duhet patjetër që të përfshihet në dialogun në mes këtyre dy vendeve edhe pse është çështje e BE-së.

“Jam i zhgënjyer me qëndrimin e qeverisë serbe ndaj Kosovës. E dini se Kosova ende nuk është në OKB për shkak të telasheve nga Serbia dhe Rusia. Kosova po përpiqet që të anëtarësohet në agjencitë e ndryshme si Interpoli dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e Kosovës. Po ashtu edhe në UNESCO Kosova ka humbur për tre vota. Po i them këto sepse janë dy vende Serbia dhe Kosova, të cilat përpiqen që të punojnë bashkë duke biseduar, duke ecur drejt BE-së, ndaj njëri vend nuk duhet ti minojë kërkesat e vendit tjetër”, tha Engel.

Zyrtari kryesor operues (COO) i Korporatës Sfidat e Mileniumit (MCC), Jonathan Nash tha se qeveria e Kosovës ka qenë një partner shumë i mirë në këtë rrugëtim duke theksuar dëshirën që dekada e ardhshme të jetë dekadë e përparimit, paqes dhe drejt BE-së. Ai tha se vendet përzgjedhen për ndihmë nga MCC për shkak se janë të përqendruara në sundimin e ligjit, në investimin dhe në përforcimin e demokracisë.

Nash theksoi se këto 49 milionë dollarë do të jenë investime për kosovarët për ndërtimin e një të ardhme më të fuqishme ekonomike për këtë shtet që do të ndihmojë në zvogëlimin e shpenzimeve të ekonomive familjare më të varfra të cilat për 30 për qind të shpenzimeve të tyre i shpenzojnë në energjinë elektrike.

“Ne do të mbështesim Qeverinë e Kosovës në forcimin e institucioneve të saj, të sundimit të ligjit, qeverisjes dhe për të krijuar mundësi për rritje, për zvogëlimin e varfërisë dhe ngritjen e stabilitetit rajonal duke ofruar qasje në energji elektrike të besueshme duke zgjeruar tregun duke i zvogëluar shpenzimet në ekonomitë familjare dhe duke e ngritur efiçiencën elektrike”, tha Nash.

Ndërsa, zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland tha se kjo është një ditë e madhe e qëndrueshmërisë e të gjithë atyre që besojnë në të ardhmen e Kosovës dhe në fuqinë e sfidave të mijëvjeqarit për të arritur suksese në Kosovë.

Ajo po ashtu shtoi se presin që ky fondacion të mos humbasë kohë dhe t'ia fillojë punës duke shprehur bindjen se do të punohet në sektorin e energjisë dhe për qeverisje transparente që do ta çojë atë në nivelin më të lartë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın