BALLKANI

Përfundon projekti i BE-së i cili mbështet Kuvendin e Kosovës

Projekti në fjalë i cili ka filluar në mars të vitit 2016 dhe përfundon në mars të vitit 2018 ka ndihmuar në ngritjen e strukturave dhe të porcedurave të nevojshme në Kuvendin e Kosovës drejt integrimit në BE

Figen Shaban  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Përfundon projekti i BE-së i cili mbështet Kuvendin e Kosovës Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizoi ngjarjen përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”. Projekti është financuar nga BE-ja dhe është implementuar nga Parlamenti i Hungarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Projekti në fjalë i cili ka filluar në mars të vitit 2016 dhe përfundon në mars të vitit 2018 ka ndihmuar në ngritjen e strukturave dhe të porcedurave të nevojshme në Kuvendin e Kosovës drejt integrimit në BE me vëmnedje të veçantë në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Në kuadër të projektit i cili ka një vlerë prej 1.3 milionë euro, deputetët dhe administrata e Kuvendit si dhe përfaqësuesit e organizatave qeveritare dhe joqeveritare në Kosovë kanë marrë pjesë në tryeza, trajnime dhe punëtori të ndryshme.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zv/kryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Istvan Jakab dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi si dhe shumë deputet dhe pjesëmarrës të këtij projekti.

Nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë, Istvan Jakab tha se vendi i tij ka mbështetur vazhdimisht Kosovën duke shtuar se në kuadër të këtij projekti janë realizuar shumë aktivitete të ndryshme ku kanë ofruar edhe asistencë teknike për zhvillimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës. Jakab tha se me anë të këtij projekti është arritur një sukses i madh ku me iniciativën e Parlamentit hungarez edhe ekspertë nga 10 vendet e BE-së kanë marrë pjesë në zbatimin e projektit.

"Kosova duhet të tregojë se është një vend që mund t'i besohet dhe një vend i cili i përmbush obligimet e marra. Ju mund t'i përmbushni apo jo këto obligime por duhet t'i zgjidhni çështjet e hapura të cilat ju shkaktojnë probleme drejtë rrugës në BE. Kjo është mënyra e vetme në të cilën është e mundur integrimi në BE. Nga ana tjetër BE-ja do të vazhdojë të mbështesë këtë proces prandaj duhet të miratoni dhe të zbatoni aktivitet e propozuara nëpërmjet programit të binjakëzimit", tha Jakab.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se më 6 shkurt të këtij viti BE-ja ka publikuar një strategji të zgjerimit për gjashtë shtetet e Ballkanit e cila tregon se këto vende e kanë një rrugë të qartë për t'iu bashkuar BE-së. Duke theksuar se sipas kësaj strategjie e cila i ka cekur edhe prioritetet dhe rrugën që duhet ta kalojnë këto shtete, Apostolova tha se të gjitha institucionet në Kosovë duhet të punojnë intensivisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Axhenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe nga implementimi i MSA-së.

Duke vënë theksin se barra kryesore i bie Kuvendit si një forum që krijon konsensus në mes të gjitha partive politike dhe komuniteteve brenda Kosovës, Apostolova tha se: “Shfrytëzoj rastin për t'i bërë thirrje Kuvendit që ta intesifikojë dhe shpejtojë punën për të arritur një konsensus politik sepse Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Për të arritur një konsensus politik duke përmbushur obligimet e BE-së, duhet një politikë e fortë dhe e madhe administrative. Kjo është arsyeja pse BE-ja do të vëzhdojë ta përkrah Kuvendin”.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se përmes këtij projekti të binjakëzimit Kuvendi i Kosovës dhe parlamentarët kanë përfituar shumë nga kjo eksperiencë, që sipas tij, në të njejtën kohë kanë bërë hapa më të arsyeshme, më pozitive dhe më të shpejta drejt BE-së.

Sa i përket bashkëpunimit me shtetin hungarez, Veseli theksoi se pas këtij projekti do të pasojë edhe projekti për ndërtimin e stadiumin olimpik me ndihmën e këtij shteti.

Duke potencuar se Kosova do të jetë anëtare e BE-së që qytetarët e saj të lëvizin shpejtë dhe lirshëm drejt vendeve të BE-së, Veseli tha se: “Ne jemi vend perëndimor dhe i përkasim Evropës. Ne do t'i kryejmë të gjitha obligimet në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Do ta kryejmë edhe fuqizimin e shtetësimit tonë përveç ratifikimit të marrëveshjes së kufirit të cilin e kemi me Malin e Zi. Presim të shkojmë tutje shumë shpejtë edhe me Republikën e Serbisë që ta kryejmë çështjen e kufirit dhe Republika e Serbisë ta pranojë realitetin shtet i pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın