Bota

IOC nis fushatën "Bëhu dritë" për refugjatët

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) nisi fushatën e quajtur “Bëhu dritë”, për të ofruar zgjidhje për ndriçim me energji diellore për refugjatët

Fatih Erel  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
IOC nis fushatën "Bëhu dritë" për refugjatët

Gjenevë

GJENEVË (AA) – Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) nisi fushatën e quajtur “Bëhu dritë”, për të ofruar zgjidhje për ndriçim me energji diellore për refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga IOC thuhet se nëpërmjet fushatës së re, sportistët do të drejtohen në shpërndarjen e aktiviteteve të tyre në “Olympic Channel" dhe se nëpërmjet këtij vetëdijësimi të formuar do të bëhen “dritë” e refugjatëve.

IOC është në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) për ofrimin e zgjidhjes së ndriçimit me energji diellore për refugjatët.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Granditha se “Ne mund të rrisim mundësitë e edukimit dhe të aktiviteteve të sportit për refugjatët e rinj, duke ofruar ndriçim të përhershëm me energji diellore në kampet e refugjatëve”.

Në kuadër të kësaj fushate, njerëzit mund të ndajnë aktivitetet e tyre fizike nëpërmjet "Olympic Channel". Me vetëdijësimin e formuar në këtë mënyrë dhe me donacionin e dhënë nga IOC do të ofrohet ndriçimi i rrugëve dhe të ndërtesave të kampit të refugjatëve në Ruanda, ku ndodhen 55 mijë refugjatë".




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın