Bota

Kryeministri i KRG-së, Nechirvan Barzan, falenderon Turqinë

Lidhur me pyetjen se a do ta vizitojë Turqinë, Barzani tha se, “Nëse do të kemi mundësi për të vizituar Turqinë, ne patjetër se do të jemi shumë të lumtur për këtë. Ne duam edhe ata t’i shohim këtu”

Haydar Hadi  | 20.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Kryeministri i KRG-së, Nechirvan Barzan, falenderon Turqinë

Erbil

ERBIL (AA) – Kryeministri i Administratës Rajonale Kurde (KRG) në veri të Irakut, Nechirvan Barzani, falenderoi Turqinë për ndihmat e ofruara pas tërmetit që ndodhi në kufirin Irak-Iran, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Barzani, në një konferencë për shtyp të organizuar në Erbil, tha se: “Turqia na dërgoi ndihma në orët e para pas tërmetit. E çmojmë këtë dhe u falenderojmë edhe një herë”.

Lidhur me pyetjen se a do ta vizitojë Turqinë, Barzani tha se, “Nëse do të kemi mundësi për të vizituar Turqinë, ne patjetër se do të jemi shumë të lumtur për këtë. Ne duam edhe ata t’i shohim këtu”.

Ndërsa, lidhur me përpjekjet e qeverisë së Bagdatit për eksportimin e naftës së Kirkukut në Iran, Barzani tha se nuk është i informuar për këtë çështje.

Ndryshe, tërmeti me fuqi prej 7.3 ballë, më datë 12 goditi pjesën në kufirin irakiano-iranian, ndërsa përveç qindra të vdekurve mijëra mbetën të lënduar. Epiqendra ka qenë në rajonin e qytetit irakian Halepçe, afër kufirit irakiano-iranian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın