Turqia

Ivanov takon kreun e Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqi

Ivanov u prit së bashku me delegacioni shoqërues, si dhe ministrin turk të Rinisë dhe Sportit, Bak

Zehra Aydın  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Ivanov takon kreun e Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqi Foto: Gökhan Balcı / AA

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Turqi, është pritur nga kryetari i Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) të Turqisë, Yekta Saraç, raporton Anadolu Agency (AA).

Ivanov u prit së bashku me delegacioni shoqërues, si dhe ministrin turk të Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak.

Pas një takimi dypalësh, Ivanov dhe Saraç kaluan në konferencën e organizuar në sallën e konferencave të YÖK me titull "Vështirësitë dhe mundësitë e arsimit të lartë në mijëvjeçarin e tretë".

Në fjalën e tij hapëse, Saraç theksoi se Ivanovin e kanë pritur edhe si President të Maqedonisë, por edhe si një akademik që ka dhënë kontribute të vlefshme në fushën e tij.

"Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm me të cilin kemi edhe afërsi gjeografike, por edhe ndajmë të kaluar dhe kemi afërsi kulturore, historike dhe shpirtërore", tha Saraç, duke shtuar se avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të mundësojë hapa të shëndoshë për prodhimin e përbashkët të njohurive në fushën e arsimit të lartë dhe për ardhmërinë e shoqërive të dy vendeve.

Saraç përshëndeti punën e presidentit Ivanov si ligjërues universitar, duke thënë se suksesin në fushën akademike ai e ka bartur edhe në detyrën e tij si president.

"Kam besim të plotë se ndarja me botën akademike turke e ideve të shkëlqesisë së tij që gjithnjë kanë kontribuar pozitivisht në marrëdhëniet mes dy vendeve, sot do të ndihmojnë në krijimin e bashkëpunimeve edhe më frytëdhënëse dhe aktive mes akademikëve të dy vendeve", tha Saraç.

Duke përmendur ndryshimet dhe aktivitetet e këshillit që drejton, Saraç tha se ky këshill ka nisur programe për bursa reciproke për nxënësit e shumë vendeve mike, përfshirë edhe Maqedoninë.

Saraç po ashtu theksoi se dëshirojnë t'i mbështesin marrëdhëniet me shtetin mik të Maqedonisë në fushën e arsimit të lartë.

"Dua të njoftoj një vendim të YÖK-ut që do të kontribuojë në miqësinë mes dy vendeve. Këtë javë ka përfunduar procesi i vendimmarrjes për programin e Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase që do të jepet në nivel deridiplomik në Universitetin e Ankarasë, që është një nga universitetet më të vjetra dhe më të forta të Turqisë. Qoftë me fat", tha kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë, Yekta Saraç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın