Turqia

Operacion anti-drogë në Stamboll, arrestohen shtetasi nga Shqipëria dhe Kosova

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë

Halil Demir  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Operacion anti-drogë në Stamboll, arrestohen shtetasi nga Shqipëria dhe Kosova

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın