Furkan Naci Top
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
ATHINË (AA) – Refugjatët sirianë të cilët qëndrojnë në kampet e kryeqytetit të Greqisë, Athinë, marshuan drejt Ambasadës së Gjermanisë për të ngritur zërin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 100 refugjatë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë u mblodhën në sheshin 'Sintagma' të qendrës së qytetit dhe marshuan, duke kërkuar të bashkohen sa më shpejtë me familjarët e tyre.
Refugjatët të cilët marshuan përpara ambasadës gjermane dhe shprehën dëshirën e tyre që të takohen sa më shpejtë me familjarët e tyre. Ata kërkuan nga zyrtarët gjermanë që të dëgjohet zëri i tyre.
Refugjatët mbanin pankarta me mbishkrime “Dua familjen” dhe brohoritën me slogane "Jo më pritjes".
Pasi disa vende evropiane mbyllën dyert për refugjatët para një viti e gjysëm mbi 60 mijë refugjatë mbetën të bllokuar në Greqi.