Në Emër Këshillit të Përfaqësuesve të Shoqatës të të Drejtave të Mbrojtjes së Rumelisë dhe Anadollit,
MUSTAFA KEMAL ATATÜRK
*Pjesë nga qarkorja e themelimit të AA

Serdar Karagöz u lind në Sakarya më 25 maj 1981. Karagöz i cili shkollën fillore, të mesme dhe gjimnazin e kreu në Stamboll, arsimin universitar e përfundoi gjithashtu në Stamboll në Departamentin e Shkencave Politike pranë Universitetit Bilgi. Ai poashtu në këtë universitet përfundoi programin e masterit në Fakulltetin Juridik në drejtimin për të Drejtat e Njeriut.
Pasi u kthye në Turqi, Karagöz, punoi si Drejtor përgjegjës për Lajmet e Jashtme për gazeten Sabah, ku gjatë kësaj periudhe filloi përgatitjet për themelimin e gazetës Daily Sabah dhe në shkurt të vitit 2014 u bë kryeredaktori themelues i gazetës Daily Sabah. Në tetor të vitit 2018, Karagöz u caktua me detyrë në TRT, ku ai u emërua si kryeredaktor i Kanaleve Ndërkombëtar të Lajmeve të TRT. Gjatë kësaj periudhe ai kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në suksesin e TRT-së në arenën mediatike globale, duke shtuar gjuhët arabe, gjermane, ruse dhe të Ballkanit në gjuhët e transmetimit të këtij institucioni. Karagöz që nga 7 prill 2021 vazhdon karrierën e tij si Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency, agjencisë globale të lajmeve të Turqisë.
Yusuf Özhan u diplomua në Departamentin e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit në Universitetin Boğaziçi në Stamboll në vitin 2010. Më pas, në vitin 2012, ai mori diplomën master në Komunikim, Kulturë dhe Teknologji në Universitetin Georgetown në Washington.
Në vitet 2011–2012, ai realizoi kërkime të nivelit pasuniversitar mbi rolin e mjeteve të reja mediatike në komunikimin politik në të njëjtin universitet.
Ai punoi si asistent kërkimor mbi marrëdhëniet turko-amerikane, politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe luftën civile në Siri; opinionet dhe analizat e tij janë botuar në publikime të ndryshme. Özhan vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin Marmara.
Karrierën si gazetar e filloi në vitin 2012 në gazetën Turkish Daily Star, ku punoi si redaktor i lajmeve ndërkombëtare. Më pas, në vitet 2014–2016, mori detyrën e menaxherit të lajmeve digjitale në TRT World, dhe më pas u bë kryeredaktor i Grupit Digjital TurkMedya deri në vitin 2018.
Më vonë, Özhan u rikthye në TRT dhe punoi si koordinator i kanaleve digjitale në Departamentin e Transmetimeve Ndërkombëtare të Lajmeve të TRT-së.
Yusuf Özhan shërben si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Kryeredaktor i Agjencisë Anadolu që nga prilli i vitit 2021.
I lindur në vitin 1981, Oğuz Enis Peru përfundoi studimet universitare në Administrim Biznesi dhe studimet pasuniversitare në Kontabilitet dhe Financë. Aktualisht, ai po ndjek studimet e doktoraturës në Administrim Biznesi me temë disertacioni “Financimi përmes investimeve kolektive në aksione”. Ai mban titullin Kontabilist i Certifikuar Publik dhe ka marrë licenca nga Bordi i Tregjeve të Kapitalit.
Karrierën e filloi në kompaninë Turksat për Komunikime Satelitore dhe Operime të Televizionit Kabllor. Gjatë 16 viteve të punës së tij atje, mbajti pozita të ndryshme në departamentet administrative dhe financiare dhe shërbeu si drejtor për buxhet dhe kontroll financiar për shtatë vjet.
Që nga prilli i vitit 2021, ai shërben si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Çështje Administrative dhe Financiare në Agjencinë Anadolu.
Ka përvojë të gjerë në kontabilitet, financa, menaxhim të buxhetit, burime njerëzore, marrëdhënie korporative, marrëdhënie me investitorët, marketing, trajnim, teknologji informative, menaxhim strategjik, procese biznesi dhe menaxhim të performancës.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.