Samir Kajoševic
23 Mars 2020•Përditësim: 23 Mars 2020
Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi është regjistruar sot në Mal të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviç, deklaroi se bëhet fjalë për një burrë të moshës 65-vjeçare që mbrëmë pas mesnate është pranuar me mushkëri kronikisht të sëmura.
“Mostra është marrë pas ardhjes së pacientit në Qendrën Klinike, ndërsa analizat konfirmuan se pacienti ka pasur COVID-19. Ky qytetar në gjysmën e parë të këtij muaji ka qëndruar në Serbi”, tha Erakoviç.
Në Mal të Zi gjithsej 21 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa nën mbikëqyrje shëndetësore sanitare gjenden 5.565 persona.