Fatjon Cuka
27 Tetor 2022•Përditësim: 27 Tetor 2022
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po realizon një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, raporton Anadolu Agebcy (AA).
Ceremonia zyrtare e pritjes për shefen e Komisionit Evropian është organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë të lartë.
Pas takimit mes dy delegacioneve, Rama dhe von der Leyen do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Ndërkohë, von der Leyen do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjithashtu ajo do të vizitojë edhe kantierin e ndërtimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian (BE).