Fatjon Cuka
20 janar 2021•Përditësim: 21 janar 2021
Gjashtë nxënëse janë ndikuar nga gazi si pasojë e rrjedhjes në sistemin e ngrohjes në një shkollë private të vajzave në Tiranë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në një shkollë në rrugën "Don Bosko", si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, gjashtë nxënëset që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.
Për normalizimin e situatës në shkollën 9-vjeçare janë angazhuar shërbimet e policisë, ambulancat si dhe shërbimi zjarrfikës.