Dzihat Aliju
06 Qershor 2024•Përditësim: 07 Qershor 2024
Në Shqipëri u mbajt paneli "Investime në Energji dhe Trendet e Tregut", raporton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Türkiye (ATTSO), paneli u organizua në bashkëpunim me Bordin Turk për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë (DEİK) dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Në panel, fjalën e hapjes mbajtën Kryetari i ATTSO-s, Bilal Kara, dhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro.
Panelistët, të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Energjisë dhe Infrastrukturës, Entit Rregullator të Energjisë, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Bankës Kombëtare Tregtare, informuan pjesëmarrësit për çështje të tilla si tregu i energjisë, legjislacioni, fuqia punëtore dhe metodat e financimit.
Në këtë aktivitet u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ATTSO-s dhe AIDA-s.