Murat Özgür Güvendik
19 nëntor 2021•Përditësim: 22 nëntor 2021
Është shënuar një rritje prej 20 për qind e numrit të vrasjeve në Republikën e Afrikës së Jugut në tremujorin e tretë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas statistikave të Ministrisë së Policisë, nga korriku deri në shtator janë kryer 6.163 vrasje në vend.
Sipas këtyre shifrave, ka pasur një rritje prej 20 për qind të numrit të vrasjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Më tej thuhet se ka pasur një rritje prej më shumë se 30 për qind të vrasjeve të fëmijëve.
Ndërkohë që ka pasur rritje të femicideve në vend, 897 gra janë bërë viktima të vrasjeve në tremujorin e tretë të këtij viti.
Afro 10 mijë raste përdhunimesh janë regjistruar në vend në 3 muaj
Në Afrikën e Jugut, e cila është në krye të listës së vendeve me numrin më të madh të rasteve të përdhunimeve në mbarë botën, 9.556 persona janë bërë viktima të përdhunimit nga korriku deri në shtator.
Sipas këtyre shifrave, krimet seksuale janë rritur me më shumë se 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa thuhet se ka pasur një rënie të vogël të krimeve të ngacmimit seksual.
Nga ana tjetër, përkundër rritjes së rasteve të vjedhjeve të automjeteve ka pasur rënie të grabitjeve në banesa.
Ministri i Policisë, Bheki Cele tha se grabitjet në shkallë të gjerë dhe dhuna në Afrikën e Jugut në korrik ishin efektive në rritjen e këtyre shifrave.