Adam Abu-bashal
13 Tetor 2020•Përditësim: 13 Tetor 2020
Në kontinentin e Afrikës numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka kaluar shifrën 1 milion e 318 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 5.961 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.593.247 ndërsa numri i viktimave me 194 vdekje të reja arrin në 38.326.
Derisa vazhdojnë trajtimin 236.588 raste, në kontinent kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 1.318.297 persona.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.863, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.648 dhe në Marok 2.636 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 693.359 raste, Maroku me 153.761 dhe Egjipti me 104.062.