Ekip
29 Qershor 2022•Përditësim: 30 Qershor 2022
Drejtuesit e kamionëve tentuan të hyjnë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për të protestuar mbi mungesën e karburantit, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra kamionistë tentuan të hynin në qytet për herë të parë, por u ndaluan nga policia.
Ata protestuan për mungesën e naftës në të gjithë vendin ndërsa në Argjentinë naftë mund të blihet vetëm në një provincë.
Për shkak të mungesës së karburantit, priten të tjera bllokime dhe protesta në të gjithë vendin.