Selen Temizer,Ekip
07 tetor 2023•Përditësim: 08 tetor 2023
Vendet dhe institucionet evropiane kanë reaguar ndaj operacionit të nisur nga Hamasi dhe kanë publikuar mesazhe mbështetëse për Izraelin, transmeton Anadolu.
Presidentit i Këshillit Evropian, Charles Michel në një deklaratë nga platforma e medias sociale X tha: "Dënoj ashpër sulmet e rastësishme të nisura këtë mëngjes kundër Izraelit dhe popullit të tij, duke shkaktuar terror dhe dhunë mbi qytetarët e pafajshëm".
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen duke dënuar Hamasin tha se "Izraeli ka të drejtë të mbrojnë veten kundër sulmeve të tilla tradhtare".
Ndërkohë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka ndarë mesazhin e tij se "Jam në solidarizim të plotë me Izraelin".
Një reagim ka bërë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i cili tha: "Goditjet me raketa nga Gaza dhe dhuna në rritje na trondit. Gjermania dënon këto sulme të Hamasit dhe qëndron në krah të Izraelit".
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi: "Dënoj fuqimisht sulmet terroriste të cilat po godasin aktualisht Izraelin. Përcjell urimet e mira të solidaritet ndaj atyre që kanë humbur jetën, familjeve të tyre dhe të afërmve të tyre".
Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se "është i shokuar nga sulmet ndaj civilëve" izraelitë. Sunak tha se "E drejta e Izraelit për të mbrojtur veten është absolute".
Po ashtu mesazhe në reagim ndaj Hamasit dhe mbështetjes për Izraelin janë bërë edhe nga zyrtarë të Belgjikës, Spanjës, Italisë, Zvicrës, Irlandës, Holandës, Kroacisë, Austrisë, Greqisë, Çekisë, Sllovenisë, Finlandës, Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Kosovës.