Selen Temizer
28 Maj 2023•Përditësim: 29 Maj 2023
Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel u mbajt maratona e 43-të tradicionale, transmeton Anadolu.
Në maratonën që filloi në Parkun e 5-vjetorit, krahas kryeministrit Alexander de Croo morën pjesë kryesisht anëtarë dhe mbështetës të rreth 500 kompanive të cilët formuan pamje shumëngjyrëshe në rrugët e Brukselit.
Në garën e cila mbahet që nga viti 1980 dhe e cila u ndërpre në periudhën e COVID-19, morën pjesë rreth 42 mijë njerëz nga më shumë se 140 vende.
Krahas kryeministrit De Croo, në garë morën pjesë edhe mbretëresha e Belgjikës, Mathilde dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Ashtu si në dy vitet e fundit garën 20 kilometra e përfundoi i pari i riu belg Amaury Paquet.
Gara shkaktoi ndërprerje në masë të madhe në trafikun e qytetit.