Gökhan Ergöçün
03 Mars 2026•Përditësim: 03 Mars 2026
Qatar Airways njoftoi se operacionet e saj të fluturimit mbeten të pezulluara përkohësisht për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Katarit, transmeton Anadolu.
"Qatar Airways do të rifillojë operacionet sapo Autoriteti i Aviacionit Civil të Katarit të njoftojë rihapjen e sigurt të hapësirës ajrore të Katarit", deklaroi linja ajrore.
"Një përditësim i mëtejshëm do të jepet më 4 mars.
Transportuesi ajror njoftoi më parë një pezullim më 28 shkurt dhe e zgjati pezullimin disa herë lidhur me shpërthimet në kryeqytetin e Katarit, Doha, mes sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.