Aness Suheil Barghoti
22 nëntor 2016•Përditësim: 22 nëntor 2016
JERUSALEM (AA) – Një palestinez të martën është qëlluar për vdekje me pretendimin se ka sulmuar me thikë një ushtarë izraelit në Bregun Perëndimor, bëri të policia izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi policor Micky Rosenfeld tha se palestinezi me thikë iu afrua rojeve të sigurisë në pikën e kontrollit Qalandia pranë Jerusalemit.
“Forcat izraelite në vendngjarje qëlluan sulmuesin, duke e lënë të vdekur”, tha ai. Nuk ka të lënduar në mesin e ushtarëve izraelitë.
Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze më shumë se 245 palestinezë janë vrarë që nga rritja e dhunës izraelito-palestineze e cila filloi në tetor të vitit 2015.
Autoritetet izraelite theksojnë se së paku 42 izraelitë janë vrarë gjatë periudhës së njëjtë.