Yusuf Özcan
02 Janar 2018•Përditësim: 03 Janar 2018
PARIS (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, në lidhje me protestat në Iran, njoftoi se "Franca, është e shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve dhe viktimave", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të publikuar nga ministria e jashtme e këtij vendi, është theksuar se zyrtarët francezë ndjekin nga afër protestat në Iran dhe se protestimi në mënyrë të lirë është e drejtë themelore.
"Franca, është e shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve dhe viktimave", thuhet në njoftim. Më tej në njoftim është theksuar se në bisedimet e Francës me qeverinë e Iranit, protestat dhe çështjet e të drejtave njerëzore do të jenë prioritet.
Ndryshe, protestat në Iran filluan më 28 dhjetor, pasi një grup u mblodh në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit.
Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Senendeç, Zenxhan, Shiraz, Kum, Ahvaz, Zahidan, Erak dhe Hurrem Abad.