Yusuf Özcan
10 Nëntor 2017•Përditësim: 11 Nëntor 2017
PARIS (AA) - Një automjet në komunën Blangac në afërsi të qytetit Toulouse në Francë ka përplasur një grup studentësh në trotuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës Le Figaro, rasti ka ndodhur në orën 16:00 sipas kohës lokale, kur një automjet ka përplasur një grup studentësh kinezë para shkollës Saint-Exupery.
Siç njoftohet, në incident janë lënduar tre studentë, prej të cilëve dy të moshës 22 dhe 23 vjeçare, kanë pësuar lëndime më të rënda.
Gazeta raporton se shoferi i automjetit është kapur dhe se i njëjti ka përjetuar probleme psikologjike.
Motivet e incidentit ende ngelin të panjohura.