Melda Altakhan
05 tetor 2016•Përditësim: 05 tetor 2016
ANKARA (AA) – Anijes Zaytouna (Ulliri) që përbëhet nga gra dhe që është nisur në kuadër të Koalicionit "Flota e Lirisë" i formuar nga përpjekjet ndërkombëtare civile për thyerjen e bllokadës në Gaza, i kanë ngelur afërsisht 60 milje (rreth 97 kilometra) rrugë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivistja e të drejtave të njeriut dhe përgjegjësja për media e "Flotës së Lirisë", Ellen Huttu Hanson, në vlerësimin për gazetarin e AA-së, theksoi se aktualisht flota gjendet në një distancë prej afërsisht 60 milje detare nga Gaza.
Siç tha Hansson, udhëtimi i flotës po vazhdon pa probleme, ndërsa në të gjenden 13 gra. Ndërkaq, në lidhje me lajmet në median izraelite se do të ketë ndërhyrje ndaj flotës, Hansson u shpreh se “Çfarëdo ndërhyrje e mundshme e ushtrisë izraelite do të ishte sulm ilegal.
Të njëjtën gjë ia bëjnë çdo anijeje që përpiqet ta thyejë bllokadën. Shpreson që kësaj radhe bota ta protestojë këtë dhe të mobilizohet. Aktivitetin në fjalë, Hannson e përkufizoi si “një mission paqeje që nuk përmban dhunë”.
“Dëshirojmë që të tërheqim vëmendje drejt gjendjes që po vazhdon në Gaza prej një kohe të gjatë”, tha ajo.
Hansson vuri në pah se së bashku me ekipin po përpiqet në Strasburg të sigurojnë nënshkrime nga politikanët evropianë në letrën mbështetëse për flotën, duke bërë thirrje për mobilizim kundër bllokadës të cilën ajo e cilësoi si “shkelje ilegale e lirisë”.
Duke thënë se në këtë mënyrë synojnë të ushtrojnë presion mbi Izraelin, Hansson tha: “Po e realizojmë këtë mission që ta ngremë zërin e grave palestineze. Dëshirojmë që të tërheqim vëmendje drejt gjendjes që po vazhdon në Gaza prej një kohe të gjatë. Duam që të gjithë të kalojnë në veprim dhe të protestojnë kundër aktiviteteve ilegale të Izraelit dhe okupimit të Gazës. Uroj që çdokush të ngritet në këmbë për të drejtat, drejtësinë dhe liritë e banorëve të Gazës".
“Parashihet që anija sonte të arrijë në Gaza”
Hansson potencoi se 13 gratë që ndodhen në anije janë aktiviste civile për promovimin e paqes, duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me to përmes postës elektronike dhe telefonit. Ajo tha se gjendja e aktivisteve në flotë është e mirë.
Ajo nënvizoi se në flotë nuk ndodhet asnjë ndihmë humanitare, sepse, siç tha ajo, qëllimi i anijes është vetëm thyerja e bllokadës “ilegale” të cilën e zbaton Izraeli.
Nga ana tjetër, njëra nga zëdhënëset e iniciativës, aktivistja spanjolle Laura Arau, tha se “Aktualisht ka kanë ngelur edhe 60 milje për të përfunduar udhëtimin. Parashihet që sonte anija të arrijë në Gaza”.