Ekip
18 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
SRINAGAR (AA) – Një pjesëtar i ushtrisë indiane ka vrarë një officer i cili tentoi t’i marrë telefonin celular në rajonin Uri afër rajonit të krizës Kashmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e armatosura të Indisë konfirmuan se oficeri Shinhar Thapa është vrarë mbrëmë në një incident dhe se në rrjedhë është hetimi.
“Objekt kontesti ka qenë një telefon celular. Ushtari me disa plumba nga pushka AK47 vrau oficerin i cili tentoi t’i marrë telefonin celular meqë e përdorte në zonë të ndaluar”, tha një zyrtar anonim ushtarak për mediat lokale.
Incidenti ndodhi brenda njësisë elitare speciale të ushtrisë indiane e cila është e angazhuar në rajonin e krizës në kufi me Kashmirin, i cili me dekada kontestohet nga India dhe Pakistani.