Mohamed Sabry Emam Muhammed
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
NINEVEH (AA) – Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të armatosura të cilat sot në mëngjes janë zhvilluar mes forcave kurde Peshmerga dhe forcave proirakiane në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e bashkuara të armatosura irakiane gjatë dy ditëve të fundit morën kontrollin në qytetin e pasur me naftë Kirkuk dhe u nisën më tej drejt veriperëndimit. Pas marrjes së kontrollit dhe fushës më të madhe të naftës Bai Hasan, forcat proirakiane arritën në kufijtë e provincës Mosul.