Barış Seçkin
18 Shkurt 2021•Përditësim: 19 Shkurt 2021
Vullkani aktiv Etna në jug të Italisë, shpërtheu edhe njëherë lavë në mënyrë të fuqishme në orët e natës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në orët e natës rifilluan sërish aktivitetet vullkanike të cilat pas janarit u vërejtën për herë të parë më 16 shkurt në malin Etna me një lartësi 3.326 metra në ishullin e Siçilisë.
Sipas lajmeve në shtypin italian, si rezultat i shpërthimeve në kraterin juglindor të vullkanit, në shpatin e malit u shkaktua një rrjedhë e lavës që arrin 600 deri në 700 metra. Njoftohet se rrjedha e lavës është shikuar edhe nga qyteti Katania dhe zonat përreth.
Për shkak të shpërthimit të lavës së malit u formua shiu i hirit vullkanik mbi fshatrat Zafferana, Fleri, Acireale.
Ndërkohë, aktivitetet vullkanike në mal janë qetësuar në orët e para të mëngjesit.
Gjithashtu theksohet se për shkak të shpërthimeve në mal, në rajon u shënuan edhe tërmete vullkanike me përmasa të vogla.