İdiris Okuduci
08 Nëntor 2021•Përditësim: 08 Nëntor 2021
Katari i ka dhuruar 70 tonë ndihmë në ushqim për Forcat e Armatosura në Liban, vend i cili po cila përballet me krizë ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare libaneze NINA bëri të ditur se avioni i cili transportonte ndihmë arriti nga Katari në aeroportin ndërkombëtar “Refik Hariri” në kryeqytetin Bejrut.
Në njoftimin e ushtrisë libaneze theksohet se kanë marrë 70 tonë ndihmë në ushqim me urdhër të emirit te Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani.
Libani nga fundi i vitit 2019 përballet me sfida serioze të brendshme, përfshirë zhvlerësimin e madh të valutës, si dhe mungesën e karburantit dhe ilaçeve.