Fuat Kabakçı
25 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
PEKIN (AA) - Në Kinë konfiskohen 1 mijë e 291 kilogramë kokainë e cila u tentua të futet në vend nga një shtet i Amerikës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në operacionin e realizuar nga forcat e sigurisë në qytetin kinez Shenzhen janë konfiskuar 1 mijë e 291 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar 10 persona.
Forcat e sigurisë së Kinës të cilët vepruan pas një denoncimi të marrë në muajin gusht të vitit të kaluar, në një rezidencë në Shenzhen konfiskuan 40 kilogramë kokainë dhe arrestuan 5 persona.
Operacioni u zgjerua me deklaratat e të dyshuarve të cilët u morën në pyetje dhe me ndjekjet teknike dhe në muajin shkurt dhe mars u arrestuan 5 persona.
Byroja e Sigurisë Publike të Guangdongit nuk dha informacione në lidhje se nga cili shtet është sjellë droga, ndërkaq ka bërë të ditur se kokaina e konfiskuar prej 1,3 tonësh është sasia më e madhe e deritanishme.