Burak Bir
03 Prill 2024•Përditësim: 04 Prill 2024
Parlamenti i Norvegjisë (Storting) ka marrë një kërcënim me bombë dhe siguria rreth ndërtesës së legjislaturës së vendit është rritur, transmeton Anadolu.
Siç raporton e përditshmja norvegjeze VG, policia tha se oficerët janë në vendngjarje me masa të sigurisë së lartë pasi parlamenti norvegjez Storting mori një kërcënim me bombë.
Gabriel Langfeldt nga departamenti i policisë tha se "nuk ka informacione se ka rrezik për palët e treta" dhe gjithashtu "nuk ka informacione se dikush është lënduar".
Sipas kreut të departamentit të sigurisë së Stortingut, Pal Munck, kërcënimi është marrë përmes mediave sociale.
Policia e mori raportin në lidhje me kërcënimin në orën 9:48 të mëngjesit me kohën lokale.