Ekip
13 Janar 2022•Përditësim: 14 Janar 2022
Një shpërthim i fuqishëm tronditi një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu në qarkun jugor Nabatieh të Libanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët për AA thanë se ndërtesa, e cila ishte një zyrë e shërbimeve sociale të Hezbollahut për qytetin Houmine el-Faouqa, u dëmtua rëndë nga shpërthimi, së bashku me strukturat përreth.
Mediat lokale shfaqën video që tregonin tym të dendur dhe flakë që dilnin nga ndërtesa.
Zyrtarët e Hezbollahut mbyllën menjëherë zonën dhe shërbimet e shpëtimit shuan zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi.
Nga raportimet paraprake dyshohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Shkaku i shpërthimit gjithashtu mbetet i paqartë.
Hezbollahu ende nuk ka komentuar mbi incidentin.