Furkan Güldemir
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
BEJRUT (AA) - Lirohet Hannibal Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi, i cili të enjten u rrëmbye në Beka të Libanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia e lajmeve të Libanit NNA, Hannibal Gaddafi të enjten në mbrëmje, u rrëmbye nga sulmues të panjohur dhe u lirua dje. Forcat e sigurisë e morën atë në autostradën ndërkombëtare Homs-Baalbek.
Dyshohet se rrëmbyesit e Gaddafit kanë kërkuar të marrin informacione në lidhje me liderin fetar libanez Musa es-Sadr dhe dy miqtë e tij, i cili u zhduk në vitin 1978 në Libi.
Në stacionin lokal televiziv libanez është transmetuar një xhirim në lidhje me rrëmbimin e Gaddafit, në të cilën njëri nga rrëmbyesit tha se gjendja e tij është e mirë dhe se duhet të jap informacione në lidhje me udhëheqësin fetar shiit Musa es-Sadr.
Hannibal Gaddafi ishte në mesin e atyre që, pas rënies së regjimit të babait të tij ka ikur në Algjeri.
Pas rënies së regjimit të Muamar Gaddafit në Libi, ka pasur rrëmbime të shumta dhe sulme ndaj misioneve diplomatike në vend.
Autoritetet libiane kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur nga autoritetet egjiptiane që të dorëzojnë zyrtarët libanez nga epoka e Gaddafit të cilët kishin ikur në vitin 2011 nga vendi.