Mücahit Aydemir
25 shtator 2020•Përditësim: 25 shtator 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Libisë, Mohamed Taher Siala deklaroi se do të kontaktojë Greqinë dhe Maltën për të negociuar përcaktimin e kufijve detarë "në një mënyrë që nuk do të dëmtohen interesat e Libisë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Korporata Kombëtare e Naftës në Libi (NOC) thuhet se ministri Siala zhvilloi një takim me kreun e NOC Mustafa Sanallah.
Në deklaratë bëhet e ditur se pika kryesore e rendit të ditës së takimit ishte pëcaktimi i kufijve detarë me Greqinë dhe Maltën dhe se është diskutuar në mënyrë miqësore për rrugët e zgjidhjes së mosmarrëveshjes, në mënyrë që t'i shërbejnë Libisë dhe shteteve të tjera në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Siala do të kontaktojë qeveritë e Greqisë dhe Maltës për të negociuar çështjen lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare "në një mënyrë që nuk do të dëmtohen interesat e Libisë".
Ndërkohë edhe kreu i NOC, Sanallah deklaroi gjithashu se NOC do t‘u kërkojë kompanive të naftës që veprojnë në këto rajone, të pezullojnë aktivitetet e kërkimit në zonat e konsideruara të diskutueshme.