15 Mars 2018•Përditësim: 16 Mars 2018
STAMBOLL (AA) - Halis Akyıldız
Astronauti sirian Muhammed Faris thotë se lufta në Siri nuk është një luftë civile, por një luftë për liri dhe dinjitet. Ai thekson se revolucioni sirian doli nga zemra e sirianëve për të fituar lirinë.
Faris për Anadolu Agency (AA) thotë se nuk i kanë humbur dhe nuk do ti humbin shpresat pavarësisht se procesi i luftës në vendin e tij ka hyrë në vitin e shtatë dhe pavarësisht presionit të madh i bërë këtë nuk e cilëson si humbje.
"Revolucioni sirian doli nga zemra e sirianëve për të fituar lirinë, dinjitetin dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët sirianë. Për këtë arsye revolucioni sirian do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë pavarësisht faktit se ka një errësirë të madhe. Nga të gjithë politikanët sirianë jashtë dhe nga luftëtarët brenda, urimi im është të korrigjojnë gabimet dhe të riprogramojnë rrugën që shkon drejt lirisë", tha Faris.
Ai vuri në dukje se revolucioni sirian nisi me protesta paqësore dhe se regjimi dhe forcat e errëta i kanë detyruar të armatosen.
"Atëherë lufta në Siri nuk është një luftë civile, por një luftë për liri dhe dinjitet, vetëm kaq. Ne do të luftojmë në mënyrë paqësore ose ushtarake për liri dhe dinjitet. Në fillim të luftës kam ardhur në Turqi, për të treguar të drejtën dhe të vërtetën me qëllim që zëri im të dëgjohet. Për këtë arsye ashtu sikur ishte kam lënë shtëpinë bashkë me familjen dhe kam kaluar kufirin sepse në Turqi kemi lirinë e fjalës. Kam ardhur në Turqi për të ndjekur masakrat në vendin tim, të ndjek atë që kam brenda meje dhe atë kundër shtypjes dhe shkatërrimit", tha Faris.
Ndër të tjera Faris ka shprehur falënderime për qeverinë turke e cila ka pritur 3.5 milionë sirianë. Ai thotë se Asadi është një diktator dhe se ata do të vazhdojnë revolucionin deri kur të realizojnë ëndrrat për një vend të lirë, dinjitoz dhe demokratik.