Bakır Tıro
05 Shkurt 2020•Përditësim: 06 Shkurt 2020
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku deklaroi se Zlatan Ibrahimoviç (Milan) është një futbollist i nivelit të Cristiano Ronaldos (Juventus), raporton Anadolu Agency (AA).
“Janë të njëjtë kur shikoni etikën e punës. Ibrahimoviç është kampion. E respektoj jashtëzakonisht. Në Manchester United jam stërvitur çdo ditë me të. Ka qenë përvoja më e mirë për mua”, tha Lukaku, i cili me Interin të dielën do të zhvillojë derbin e qytetit kundër Milanit.
“Do të jetë bukur të luash kundër tij. Për mua është plotësisht normale që luan në nivel kulmor edhe në moshën 38 vjeçare. Punon shumë, stërvitet. Më ka dhënë këshilla kur luanim së bashku edhe ato më kanë ndihmuar në karrierë”, tha Lukaku.
Ndeshja e xhiros së 23-të në Seria A mes Interit dhe Milanit do të luhet të dielën më 8 shkurt, me fillim në ora 20:45.
Pas 22 xhirove Interi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë të fituara, tre më pak se lideri, Juventus.